Thelbi i këtij podcasti do të jetë diskutimi mbi dënimin 10-vjeçar të KF Skënderbeut nga UEFA duke i parë ngjarjet hollësisht, një nga një dhe në mënyrë kronologjike: dyshimet e para nga organizatat Federbet, SportRadar; fillimin e hetimeve nga UEFA; pezullimi 1-vjeçar dhe gjyqi i përshpejtuar në CAS; dënimi 10-vjeçar; përplasjet politiko-sportive në vazhdim; rrjedhja e informacionit dhe raportit të pretencës nga inspektorët e UEFA-s në media; kërcënimet dhe deklarata e Ceferin; protestat në Korçë; vendimet e Komisionit të Disiplinës & Etikës dhe Komisionit të Apelit në UEFA, rrëzimi i garanci-padisë dhe lënia në fuqi e dënimit nga CAS; apelimi në Gjykatën Federale të Lozanës; prapaskenat e një dënimi të paprecedent historik; rikthimi i dënimit kolektiv dhe parimet ndërkombëtare të drejtësisë; deklarata e UEFA-s për suksesin e arritur nga BFDS në luftimin e trukimeve të ndeshjeve etj.
Last refreshed: ⓘ
Follow this podcast in the Metacast mobile app to refresh it and see new episodes.
Don't just listen to podcasts. Learn from them with transcripts, summaries, and chapters for every episode. Skim, search, and bookmark insights. Learn more
Episodi final. Vështrim kritik dhe opinione personale mbi pikat dhe elementet më kontradiktore të raporteve dhe vendimeve te UEFA-s, CAS-it, dhe Gjykatës Federale. Konkluzionet e podcastit.
Vështrim kritik dhe opinione personale mbi pikat dhe elementet më kontradiktore të raporteve dhe vendimeve të UEFA-s, CAS-it dhe Gjykatës Federale ndaj Skënderbeut.
Konteksti i ngjarjeve pas vendimit të Komisionit të Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s. Apeli në Gjykatën Federale dhe tagri që ka kjo gjykatë për të marrë në shqyrtim çështjen.
Si e vlerëson trupi gjykues hetimin e inspektorëve. Konkluzionet, arsyetimi i masës disiplinore dhe vendimi final i Komisionit të Disiplinës dhe Etikes të UEFA-s.
Kërkesat paraprake të klubit ndaj UEFA-s, si i vlerësoi trupi gjykues para fillimit të seancës. Hyrje në brendësi të çështjes; si e konsideron trupi gjykues procedurën e zbatuar ndaj Skënderbeut dhe a ka shkelje të principit ne bis in idem.
Hyrja e vendimit të gjyqit në UEFA 2018, përmbledhje e kontekstit, komunikimeve ndërmjet klubit dhe UEFA-s, procedurat e ndjekura deri në seancën e 21 marsit, pozicionet e palëve etj.
Konkluzionet e raportit sipas inspektorëve te UEFA-s, përmbledhje e elementeve dhe hetimit, arsyetimi i masave disiplinore që do t'i jepeshin klubit etj.
Dyshimet e inspektorëve mbi marrëdhëniet e klubit me kompanitë e basteve dhe individët e dyshuar, bazuar në rrjete sociale, rasti i z.Vrenozi etj., opinioni dhe perceptimi kombëtar dhe ndërkombëtar ndaj klubit, sipas tifozëve, lojtarëve kundërshtarë, medieve dhe kompanive të basteve.
Një përmbledhje e shkurtër e inspektorëve mbi ndryshimet në klub pas vitit 2009; individët e dyshuar sipas tyre, lidhjet midis presidentit dhe ish-presidentit, marrëdhëniet e presidentit me trajnerin dhe lojtarët.
Vazhdimi i analizës së raportit të UEFA-s. Analiza paraprake e dy inspektorëve mbi ndeshjet e dyshuara të Skënderbeut, vlerësimet shtesë ndaj raporteve të BFDS, "eksperimenti" me kompaninë britanike Starlizard etj.
Zhvillimi i gjyqit në CAS më 2016, natyra e procedurës administrative/disiplinore, kompetencat e Apelit të UEFA-s, raportet e BFDS, vendimi përfundimtar i CAS.